/ Mirë se vini në CD-në e burimeve:
"Përgatitja
për mësimdhënie dhe
udhëheqje – Materiale trajnimi
për udhëheqësit e shkollave dhe
mësimdhënësit e AP"
Arsimimi profesional i Republikës
së
Kosovës momentalisht
është
në
një proces reformimi. Arsimimi
profesional duhet të përshtatet më mirë nevojave të ekonomisë dhe në këtë
mënyrë të kontribuoj në përmirësimin e aftësisë për punësim të të diplomuarve,
të kontribuoj në rritjen e aftësisë së tërheqjes së investitorëve në Kosovës
dhe të mbështes lëvizshmërinë e punëtorëve. Cilësia dhe efektshmëria janë
shumë të rëndësishme, sidomos nëse duhet të njihen diplomat brenda Bashkimit
Evropian.
Si pjesë e këtij procesi reformimi janë zhvilluar edhe planprograme të reja
mësimore. Ato duhet t’i mbështesin shkollat profesionale publike në
përforcimin e aftësimit veprues të absolventëve.
Shumë mësimdhënës dhe instruktor në shkolla profesionale zotërojnë kompetenca
solide në fushat e tyre profesionale, falë shkollimit dhe përvojës
profesionale të tyre. Për t’i implementuar me sukses planprogramet e reja
mësimore i nevojitet secilit instruktor edhe një kompetencë
metodike-didaktike. Detyrat e udhëheqjes së shkollës profesionale dhe të
drejtorëve do të bëhen gjithënjë e më shumë sfiduese dhe komplekse. Për t’u
përgatitur më mirë për përgjegjësitë në rritje, atyre u nevojiten kompetenca
shtesë në menaxhimin shkollor.
CD-ja e burimeve është krijuar për këtë qëllim. Ajo përmban një përmbledhje
materialesh për trajnimin e mësimdhënësve dhe të personelit udhëheqës nëpër
shkolla profesionale në Kosovë. Këto materiale janë zhvilluar dhe provuar nga
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Organizatës Gjermane për
Bashkëpunim Teknik (GTZ) (1).
Me këtë CD burimesh duam t’i vëmë në dispozicion materialet një rrethi të
gjerë të përdoruesve.
// CD-ja e burimeve është ndarë në tri pjesë përmbajtësore:
- Bazat e metodikës dhe didaktikës (Kursi bazë)
- Didaktika profesionale (Kurs i avancuar)
- Program trajnimi për udhëheqje arsimore
Përveç tyre mund të gjeni këshilla teknike si dhe të dhëna kontakti të botuesve në seksionin Shënime editoriale & Ndihmë.
// Koment:
Për të mos e shqetësuar rrjedhjen e të lexuarit, nuk përdorim në të gjitha rastet formën femërore dhe mashkullore të emrave brenda fjalisë së njëjtë në CD (psh. mësimdhënësit dhe mësimdhënëset etj.). I përdorim format femërore dhe mashkullore në kuptimin që të dyja përmbajnë edhe gjininë tjetër. Rastet ku bëhet fjalë për vetëm një gjini do të sqarohen paraprakisht.
Materialet trajnuese janë krijuar brenda kornizës dhe mundësive të një projekti. Gjatë përkthimit jemi munduar të ruajmë cilësinë në përmbajtje. Nëse në ndonjë rast kjo nuk ka mund të arrihet në masë të dëshirueshme, ju lutemi për mirëkuptim.
