/ Bazat e Metodikës dhe Didaktikës (Kursi bazik)
Reforma e arsimimit profesional ka si synim të përmirësoj potencialin e punësimit të absolventëve, duke zhvilluar në ta me kohë kompetenca veprimi të fushës së tyre profesionale dhe shoqërore. Njohuri teorike të fushës dhe aftësi praktike luajnë një rol të rëndësishëm në këtë por duhet të mbështeten edhe nga aftësi të tjera. Pjesë të këtyre aftësive janë: njohja dhe kuptimi i korrelacionëve, mësimi dhe puna e pavarur, zgjidhja e problemëve të pavarur ose në ekip, ashtu si dhe aftësia për shprehje të mirë dhe të kuptueshme gjuhësore.
Kur këto synime merren parasysh, bëhet e qartë që me këtë veprim ndryshohen edhe detyrat e mësimdhënësve dhe të instruktorëve. Ata, gjithnjë e më shumë, bëhen këshilltar mësimi që iniciojnë dhe shoqërojnë procese nxitëse. Përveç njohurive teorike dhe aftësive praktike të lëmive të tyre, ata kanë nevojë edhe për njohuri didaktike-metodologjike dhe kompetencën për implementimin e metodave të përshtatshme në mënyrë sa më efektive.
Për t’i përgatitur Instruktorët dhe mësimdhënësit për rolin e tyre të ri si këshilltarë mësimi, janë zhvilluar materiale trajnimi për bazat e metodologjisë dhe didaktikës për mësimdhënës dhe instruktorë në shkolla profesionale. Këto materiale lejojnë një njohuri në bazat dhe parimet didaktike-metodologjike, paraqesin metoda dhe teknika të zgjedhura mësimdhënie dhe japin këshilla dhe shtytje për shfrytëzimin e tyre
Synimi këtu është që mësimdhënësit dhe instruktorët ta modelojnë mësimin e tyre sa më krijues, larmishëm dhe interesant. Është e rëndësishme që synimet e nxënies të jenë të formuluara qartësisht dhe që mësimet të jenë të përgatitura sistematikisht, në mënyrë që ato synime të përmbushen sa më mirë.
Përmbledhja e materialeve “Bazat e Metodikës dhe Didaktikës (Kursi Bazë)” përmban: një udhëzues me shtojcë dhe transparenca të përzgjedhura që mund të përdoren për trajnimin e mësimdhënësve dhe instruktorëve. Në seksionin pasues mund të gjinden këto materiale:
// Udhëzuesi Metodiko - Didaktik për mësimdhënës dhe instruktor në shkollat e mesme profesionale:
Nëse
doni të hapni
gjithë doracakun si PDF
klikoni: Doracaku
Metodiko-Didaktik
Për
të
parë përmbajtjen e doracakut klikoni: Përmbajtja-Udhëzues-Metodiko-Didaktik.
Atje mund të hapen edhe kapitujt e
veçantë në PDF.
// Shtojca:
Nëse
doni të hapni
shtojcën
në
tërësi
si PDF klikoni: Shtojca-Metodikë-Didaktikë
Për
të hapura materiale rreth
një teme
të caktuar klikoni:
Shembuj
të
Kompetencave
Shoqërore
Funksionet
e roleve në grupe
Ushtrime
kreativiteti dhe Zgjedhjen e
Problemeve
// Transparencat:
Nëse doni
të hapni përmbledhjen e transparencave
për projektor si PDF klikoni: Transparencat
-Metodikë-Didaktikë
Për
të
parë
një listë me renditje tematike
të
të gjitha transparencave klikoni: Lista-Transparencat-Metodikë-Didaktikë.
Aty mund të hapni edhe letra projektimi individualisht.
